Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës pas 45 minutash është me rezultat 0:1, shkruan FrontOnline.
Autogoli i Armend Thaqit në minutën e 34-t i dha epërsinë kryeqytetasve.
Ndërkaq, ndeshja Feronikeli – Llapi pas 45 minutash është mbyllur me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Albert Dabiqaj (’44).
Ndryshe, dy ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/