Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Arbëria është duke humbur 1:2 nga Drita, shkruan FrontOnline.
Dior Zabërgja (’23) shënoi për lipjanasit, kurse Festim Alidema (’27) dhe Priestley (’33) shënuan për Dritën.
Nga ana tjetër, Drenica është duke fituar 1:0 ndaj Trepçës ’89.
Golin për drenasit e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 33-të të ndeshjes./FrontOnline/