Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve.
Pas pjesës së parë, Real Madridi po fiton 2:0 ndaj Liverpoolit në “Alfredo di Stefano”, shkruan FrontOnline.
Vinicius (’27) dhe Asensio (’36) shënuan për madrilenët sonte.
Ndërkaq, sfida tjetër mes Man Cityt dhe Dortmundit pas 45 minutash është 1:0 me golin e De Bruynes (’19).
Ndryshe, të dyja ndeshjet janë të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve./FrontOnline/