Danimarka në mënyrë spektakolare e ka siguruar kualifikimin në 1/16 të finales së Kampionatit Evropian, pasi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e ka mposhtur Rusinë me rezultat 1:4.
Danimarka e cila në fushë zbriti pas hy humbjeve radhazi, kishte gjasa pothuaj minimale për kualifikim por ajo arriti të triumfojë bindshëm ndaj Rusisë me rezultat 1:4, dhe fal humbjes së Finlandës në takimin tjetër që luante ndaj Belgjikës 0:2 poashtu në Grupin B, Danimarka si e dyta e ka siguruar kualifikimin.
Me nëntë pikë në vendin e parë pa telashe kualifikimin e ka siguruar, Belgjika. Finlanda për ta kuptuar nëse është kualifikuar apo jo si skuadra e tretë duhet t’i pres përfundimin e ndeshjeve tjera në grupe.