Ndonëse pa peshë sa i përket pozitave në tabelë, ndeshja ndërmjet Borës dhe Proton Cable Prizrenit po del të jetë shumë interesante.
Në palestren “1 Tetori” në Prishtinë, vendasit ishin më të mirë në periodën e parë e cila përfundoi me rezutlat 26-22.
Por mysafirët u rikthyen në të dytën, duke e mbyllur atë 24-21 në favor të tyre, për rezultatin e pjesës së parë, 47-46.
Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, prishtinasit do të luajnë në Play Out me humbësin e ndeshjeve finale të Ligës së Parë, Grapeland – KEK-u, për të vendosur se cila prej tyre do të jetë pjesë e elitës basketbollistike të Kosovës në edicionin 2025/26.
Ndërkaq ekipi prizrenas, duhet që të luftojë në Ligën e Parë, për t’u rikthyer pas një viti sërish në Superligë.
Bora – Prizreni po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!