Spitalet rajonale dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, po vazhdojnë të mbushen me pacientë të infektuar me Covid-19. Momentalisht, 1 mijë e 10 pacientë janë të hospitalizuar në këto institucione shëndetësorë për shkak të infektimit me virusin Covid-19.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale në vend janë të stërngarkuara për shkak të numrit të madh të pacientëve të infektuar me Covid-19.
Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 353 pacientë të infektuar me Covid-19, nga të cilët 9 janë në respiratorë, 250 me oksigjen dhe 15 në ventilimit mekanik joinvaziv(CRAP).
Nga ta 288 janë të konfirmuar me Covid-19, 22 të konfirmuar negativ dhe 43 të pakonfirmuar.
Ndërsa në spitalet rajonale janë të shtrirë 657 pacientë me Covid-19, nga të cilat 7 janë në respirator, 22 në CRAP dhe 478 me oksigjen.
422 prej këtyre pacientëve janë të konfirmuar me këtë virus, 94 janë negativ ndërsa 14 janë të pakonfirmuar.
Drejtor të spitaleve rajonale në Kosovë, kanë thënë për Express se janë të stërngakuar me pacientë.