Mund të duket e çuditshme, por një nga muzetë më të mëdhenj të Parisit, galeritë e të cilit shfaqin disa nga ndot më të famshme bë botë, është akuzuar për seksizëm dhe diskriminim, pasi i refuzoi hyrjen një gruaje me fustan të shkurtër.
Zyrtari i muzeut tha se “rregullat janë rregulla”, duke i kërkuar vajzës të mbulohej nëse donte të futej në muze.
Rasti u denoncua nga vet vajza me një shënim në Twitter.
“Unë nuk pata kohë as të merrja biletën time, kur dekolteja ime dhe këmbët e ekspozuara ‘tronditën’ agjentin e ngarkuar me kontrollin e vizitorëve”, shkroi ajo, duke postuar edhe një foto të veshjes atë ditë.
Ndërsa postimi i saj u bë viral, muzeu postoi një mesazh në Twitter, ku shprehet keqardhje për incidentin ndodhur, ndërsa i kërkonte falje vajzës.