×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja kundërshton masën e paraburgimit për dy të dyshuarit për mashtrim me vota

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    Dy të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje ryshfeti në lidhje me vota sot dolën para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Seanca u mbajt në lidhje me kërkesën e Prokurorisë që të dyve t’iu caktohet masa e paraburgimit. Mbrojtja e dy të dyshuarve A.K dhe S.M e ka kundërshtuar masën e paraburgimit.

    Pas seancës që u mbajt me dyer të mbyllura, avokati mbrojtës i A.K,. Arben Geci tha se mbrojtja e ka kundërshtuar masën e paraburgimit për klientin e tij dhe pret që ndaj tij të vazhdohet masat për procedurë të rregullt.

    Ai tha se personi që mbron ai, dyshohet për bartje të votave.

    Geci: E kemi kundërshtuar masën e paraburgimit

    “Prokurori ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit, ne e kemi kundërshtuar atë masë për arsye që nuk janë plotësuar kushtet sipas nenit 165, paragrafi 2, kështu që tash pritet që gjyqtari të vendos për caktimin e paraburgimit, apo do të shkojë në procedurë të rregullt apo ndonjë masë të lehtë siç është masa e lajmërimit në stacionin policor apo edhe tjetra masë që është edhe ajo e rëndë, por masa e arrestit shtëpiak. Për shkak se janë duke u bërë hetime shtesë edhe ndaj personave të tjerë nuk kemi mungesë të japim diçka. Dyshohet për mashtrim apo bartje të votave, ky në njëfarë forme ka qenë vetë i pesti në tavolinë dhe në atë tavolinë që ka punuar i mbrojturi im sipas procesverbaleve nuk ka tjetërsim të votave për shkak se krejt këtë prokurori e ka bërë sa për atë videon e famshme por nuk ka diçka tjetër më shumë, ne e kemi kundërshtuar dhe shpresojmë dhe besojmë që mund të shkojmë në procedurë të rregullt për të mbrojtur të dyshuarin”, tha Geci.

    Kurse, edhe mbrojtja e S.M, Hamdi Podvorica tha se meqenëse seanca është mbajtur e mbyllur nuk mund të jap detaje se çka ka ndodhur, por shtoi se e kanë kundërshtuar masën e paraburgimit të kërkuar nga Prokuroria.

    Podvorica: Seanca u mbajt e mbyllur nuk mund të japim detaje

    “Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura kështu që nuk mund të lëshohem në detaje dhe të shpjegoj atë që është thënë në seancë. Ajo që mund të themi tani për tani është se ata akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit dhe për dhënie dhe marrje të ryshfetit. Presim vendimin e gjykatës. Mbrojta e ka kundërshtuar dyshimin e bazuar se ata kanë kryer veprën penale por kjo do të vërtetohet gjatë zhvillimit të mëtejme të procedurës”, tha ai.

    Prokuroria kërkoi gjatë së mërkurës caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.K dhe S.M të cilët u ndaluan nga Prokuroria Speciale më 9 mars nën dyshimin se kanë kryer veprën penale për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje ryshfeti në lidhje me vota. /B.Ibishi/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.