×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Thaçit kërkon nga gjykatësit të hudhet poshtë aktakuza kundër tij

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mocion gjykatësit, Nicolas Guillou, për të hedhur poshtë aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe tre ish-udhëheqësve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në parashtresën e mbrojtjes thuhet se akuzat e rreshtuara në aktakuzë s’kanë të bëjnë me pretendimet kundër Thaçit në Raportin e Këshillit të Evropës mbi “Trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, përpiluar nga senatori Dick Marty.

    Sipas parashtresës, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka tejkaluar afatin e parashikuar ligjërisht për kryerjen e hetimeve penale sipas nenit 159 të Kodit të Procedurës Penal. Në parashtresë thuhet gjithashtu se mandati i përkohshëm i Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale ka skaduar më 3 gusht. Sipas mbrojtjes, Gjykata Speciale nuk ka juridiksion sipas neneve 12 dhe 16 (1) të Ligjit të KSK për ta ndjekur penalisht Thaçin për krime të pretenduara të jenë kryer në kuadër të nnjë ndërmarrje të përbashkët kriminale.

    Mbrojtja e Thaçit përmend edhe pretendimet në librin e ish-prokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Carla Del Ponte, raportin e Dick Martyt, deklaratat e Clint Williamsonin si dhe hartimin e amandamentit kushtetues numër 24 dhe krijimin e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale.

    “Pretendimi i Williamson se hetimi i tij ishte një shkallë e plotë “hetim penal në të gjithë Kosovën” u pasqyrua në gjetjet e tij që shkuan përtej akuzave për trafik organesh dhe trajtimit çnjerëzor në qendrat e paraburgimit në Shqipëri që ishin në fokus të Raportit Marty”, thuhet në parashtresë.

    Mbrojtja thotë se Kuvendi i Kosovës ishte i vetëdijshëm për fushën e gjetjeve të Williamson kur hartoi amendamentin kushtetues nr. 24 për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së.

    “Në vend që të miratojë fushën e hetimit të Task Forcës Speciale Hetuese, Asambleja rivendosi në fushën juridiksionale të këtyre institucioneve të reja, duke lidhur qëllimin dhe ekzistencën e tyre në nenin 162 (1) me pajtueshmërinë me “detyrimet ndërkombëtare në lidhje me [Raportin e Marty]”. Debatet në Asamblenë Kombëtare mbi ndryshimin kushtetues konfirmojnë se qëllimi ishte të kufizohej juridiksioni i Dhomave të Specializuara në pretendimet në Raportin Marty dhe të kufizohej jeta e Dhomave të Specializuara në pesë vjet”, thuhet në mocion.

    Mbrojtja pretendon se aktakuza është përpiluar duke mos i përfillur kufizimet e vendosura nga Kushtetuta.

    Si mbështetje për pretendimet e parashtruara, mbrojtja përmend edhe termin “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Sipas mbrojtjes, ndërmarrja e përbashkët kriminale nuk përfshihet në statutin e Gjykatës Speciale.

    “Ndërsa bashkëkryerja është me të vërtetë një formë e përgjegjësisë së “komisionit”, ZPS nuk ka dhënë asnjë justifikim për mbështetjen e tij në ndërmarrjen e përbashkët kriminale në akuzimin e të akuzuarit”, thuhet në parashtresë.

    Mbrojtja kërkon që gjykatësit e Speciales ta zbatojnë të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe materiale penale të Kosovës, duke argumentuar se ky “ndërmarrja e përbashkët kriminale” nuk e gëzon statusin e së drejtës zakonore ndërkombëtare në kohën e krimeve të prentenduara në aktakuzë.

    Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi u arrestuan dhe u dërguan në paraburgimin e Speciales në Hagë në fillim të nëntorit të vitit që shkoi.

    Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.