Avokati mbrojtës i Hysni Gucait ka kërkuar nga Gjykatësi që ai të lirohet me kusht.
“Kërkoj që të merrni parasysh mundësinë e lirimit me kusht”, ka thënë ai.
Mbrojtja ka ofruar garanci 5 mijë euro që ai të jetoj në vendin që përcaktohet, dhe të lajmrohet në policinë e EULEXIT.
“Kërkoj lirimin me kusht dhe ne ofrojmë garanci 5 mijë euro që ai të jetoj në adresën që i përcaktohet dhe të raportoj në policinë e EULEX-it”, tha ai.
Avokati i Gucatit ka thënë se Gucati nuk do të i ofrohet zyreve të OVL-së 100 metra, në menyrë që të mos dëmohet procesi ndaj ti.
Kurse Prokurori i rastit tha se brenda 30 ditëve do të dorëzohet aktakuza ndaj Gucatit.
“Konfirmojmë që brenda një periudhe 30 ditore prokuroria do të dorëzoj aktakuzën”.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/987373845114704/