Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Ellison Reis, ka thënë se ka pyetur se a ka ndërmend ZPS të thërrasë dëshmitarë të tjerë.
Ai ka thënë se ka qenë i mendimit se Zyra e Prokurorit Special do të intervistonte dëshmitarë që kanë qenë të frikësuar që të dëshmojnë, porse sipas tij, nuk do të ndodhë.
Ai ka thënë se janë në fazën fillestare të procesit të nxjerrjes se materialeve. Sipas tij, mungesa e një dialogu konstruktiv nga ana e Prokurorisë për çështjet që ka mbrojtja për materiale, mund të nxjerrë vështirësi të panevojshme. Ai ka shtuar se kjo vjen nga qasja përçmuese e Prokurorisë.
“Unë mendoj që nuk është kjo mënyra që parashikohej që prokurorja të qasej në këtë konferencë. Mendova që ZPS do të do të intervistonte dëshmitarë që kanë qenë të frikësuar, por sa po e kuptoj unë nuk do të thirren. Në kundërshtim të asaj që thotë prokuroria, prokuroria nuk ka përmbushur detyrimet e saj për nxjerrjen e materialeve. Materiale tjera ka që duhet të dorëzohen”, ka thënë ai.
Mbrojtja ka thënë se një nga vështirësitë është dërgimi i dokumenteve te klienti i tyre, pasi sipas tij nuk ka mundësi tjetër për komunikim me zyrën e paraburgimit.
Prokuroria ka thënë se nuk kanë qasje përçmuese ndaj mbrojtjes, duke shtuar se nuk kanë arrë asnjë kërkesa nga mbrojtja për procedurën e nxjerrjes së materialeve.