Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Ellison Reis, ka kërkuar 20 korrikun si datë për depozitimin e dosjeve.
Për këtë është pajtuar edhe mbrojtja e Nasim Haradinajt, njofton Klan Kosova.
“ZPS përgjigjet se s’na duhet kohë për të bërë hetime. ZPS ka kërkuar shtatë muaj nga data e arrestimeve për të dorëzuar dosjen para gjyqësorit. Ne kërkojmë rreth tre muaj, e kemi bërë të qartë se e kemi ndërmend t’i hetojmë çështjen që lidhen me konfidencialitetin sikurse pretendohet nga prokuroria. E kemi bërë të qartë se e kemi ndërmend të hetojmë çështjen e rrethanave se si ato paketa erdhën në selinë e OVL UÇK-së. ZPS s’ka paraqitur prova në këtë kontest, por ne dëshirojmë të hetojmë këtë aspekt”, ka thënë Reis.
“Kemi ndërmend të flasim me dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm. Aktakuza nuk kufizohet vetëm te ato konferenca shtypi, por duke përshirë një periudhë gjashtëmuajshe ku kanë ndodhur ngjarjet që pretendohet”.
Ai ka thënë se ka shumë punë hetimore që duhet të bëhet dhe se e kanë ndërmend ta bëjnë.
“S’kemi qenë në gjendje të fillojmë në mënyrën e duhur për shkak të kufizimeve të koronavirusit që përballemi. Në këto rrethana ne kërkojmë afatet që i thamë që janë për mendimin tonë të arsyeshme dhe kërkojmë t’i merrni parasysh këtë”.