×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi më i vlerësuar në Itali, Amir Rrahmani lë mbrapa të gjithë – Në mesin e më të mirëve edhe Berat Gjimshiti

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Amir Rrahmani është mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A dhe këtë e thonë më së miri notat e tij gjatë gjithë këtij sezoni.

    Qendërmbrojtësi dardan është lider në mbrojtjen e Napolit dhe po lufton me këtë skuadër për titullin e kampionit në Itali.

    SofaScore ka publikuar top 10 qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, apo që kanë një notë mesatare më të mirë gjatë gjithë sezonit.

    Në krye të listës ndodhet Amir Rrahmani, me kapitenin e Kosovës që është më i vlerësuari me notën 7,23.

    Menjëherë pas Rrahmanit është Alessandro Bastoni i Interit me notë 7,21, derisa Alessandro Buongiorno i Napolit vlerësohet 7,16.

    Në pozitën e katërt është Berat Gjimshiti, me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë që vlerësohet deri më tani me notën 7.08 aq sa e ka edhe Vasquez i Genoas.

    Top 10 mbrojtësit në Itali janë edhe Mario Gila i Lazios, Evan N’Dicka i Romës, Yerry Mina i Cagliarit, Federico Gatti i Juventusit dhe Enrico del Prato i Parmës. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    Sport27 Maj 2025
    Trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, ka reaguar me tone thumbuese pas humbjes befasuese të skuadrës së tij ndaj Hatayspor, një ekip tashmë...
    Të tjera
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet për dhunim. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të...
    Lajme28 Maj 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se shpreh keqardhje për vazhdimin e mbrojtjes sistematike dhe institucionale nga partia në pushtet për...
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar se një person përmes një letre ka kanosur një grua në Zveçan. I dyshuari po kërkohet nga...
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës brenda 24-orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 193 gjoba trafiku në vend. Në raportin e policisë bëhet e...
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa...
    Lajme28 Maj 2025
    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale zbarkuan dje në Ministrinë e Bujqësisë, si rezultat i nisjes së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.