Mbrojtësi, Ben Emmerson, në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Speciale ndaj Kadri Veselit, ka kërkuar që klienti i tij të lirohet deri në fillim të gjykimit ndaj tij, raporton Front Online.
“Dua të kujtojë që z.Veselit ë prezumohet i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe për të gjitha qëllimet kur të vazhdojë çështje. Do të marrim nja kërkesë që z.Veseli të lirohet deri në fillim të gjykimit. Ndonëse është përmendur fakti që zoti Veseli është arrestuar, duhet të dini që zoti Veseli erdhi vet në mënyrë vullnetare, përmes avokatit, në bazë të një marrëveshje paraprake”, ka thënë ai. /Front Online