Koronavirusi futi maskat mbrojtëse dhe dorezat “në modë”. Por mbajtja e dorezave kur shkoni në market është e panevojshme, dhe madje mund të jetë katastrofike.
Sot, çdokush është i kujdesshëm kur shkon për t’u furnizuar me artikuj ushqimorë; të gjithë duan të mbrohen me maska dhe doreza. Por sa na mbrojnë në të vërtetë dorezat.
Dorezat janë si duart
Po, dorezat transmetojnë virusin si duart, mbase edhe më keq. Ky virus nuk transmetohet nëpërmjet lëkurës së duarve, prandaj nuk keni pse të mbani doreza.
Ju mund ta transmetoni virusin në fytyrë edhe me doreza, mbase edhe më rrezikshëm se me duar: “Ne nuk e dimë akoma saktësisht se si sillet virusi në disa substrate, por është e mundur që virusi të zgjasë më shumë në këtë material sesa në lëkurë”, paralajmëron Reynolds.
Pak njerëz dinë të heqin dorezat siç duhet
Kur hiqni dorezat gabimisht, mund të përhapni virusin në të gjitha sipërfaqet përreth.
“Heqja e dorezave nuk është një detyrë e parëndësishme; hulumtimi ka treguar se deri në 30 për qind e punonjësve shëndetësorë e bëjnë atë gabimisht – dhe këta janë njerëz që kanë mësuar se si ta bëjnë këtë, në krahasim me qytetarët”, paralajmëron Reynold.
Atëherë përse punonjësit shëndetësorë mbajnë doreza?
Punonjësit e shëndetësisë mbajnë doreza për një kohë të shkurtër, për të kryer një detyrë specifike.
“Kur vishni doreza, vishini për të mbrojtur pacientin, mos i vishni në të gjithë dhomën dhe mos prekni objekte. Pas trajtimit të një pacienti, ju hiqni dorezat, lani duart dhe dilni nga dhoma – në mënyrë që të mos u kaloni asgjë pacientëve të tjerë”, shpjegon Reynolds.
Kjo nuk ka asnjë lidhje me blerjet në markete, prandaj furnizohuni me ato që ju duhen, shkoni në shtëpi dhe lani duart mirë.