×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbretëria e Bashkuar “shtetrrethim” për një muaj, për shkak të Covid-19

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në një konferencë të jashtëzakonshme, njoftoi mbylljen e dytë të vendit për shkak të shtimit të rasteve me COVID. Mbyllja do të hyjë në fuqi ditën e enjte (5 nëntor) dhe do të zgjasë të paktën një muaj, deri në fillim të dhjetorit (2 dhjetor).

    “Nga e enjtja deri në fillim të dhjetorit, duhet të qëndroni në shtëpi. Mund të dilni vetëm për arsye specifike/të veçanta, si për punë apo shkollë. Pub-et, lokalet dhe restorantet do të mbyllen”, tha kryeministri.

    Të gjitha aktivitetet të cilat shkaktojnë grumbullime, si lokalet dhe restorantet do të mbyllen. Megjithatë njerëzit do të lejohen të shkojnë në punë, edhe pse sipas kryeministrit “ai që ka mundësi, të punojë nga shtëpia”.

    Kryeministri anglez nënvizoi se shkollat do të qëndronin të hapura, pasi mbyllja e tyre do të shkaktonte dëme të mëdha në shkollimin e të rinjve.

    “Ne nuk mund ta lejojmë këtë virus të dëmtojë më shumë të ardhmen e fëmijëve tanë. I nxis prindërit që të vazhdojnë t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollë, si dhe u jam shumë mirënjohës mësuesve në të gjithë vendin, që I janë përkushtuar mbajtjes hapur të shkollave”, shtoi ai, raporton Euronews.al.

    Gjithashtu dyqanet do të vazhdojnë të jenë të hapura, si dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga shtëpitë e tyre, vetëm në raste të nevojshme ose të autorizuara.

    Boris Johnson komunikoi se vetëm dy pjesëtarë nga e njëjta familje mund të dalin njëkohësisht dhe se të gjithë duhet të respektojnë distancimin social.

    Kryeministri këshilloi se personat të cilët janë mbi 60 vjeç duhet të bëjnë më shumë kujdes, duke respektuar të gjitha masat e vendosura nga qeveria, pasi janë më të ekspozuar ndaj COVID-19.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së ka publikuar...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.