×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK-në

    FrontOnline
    24 Korrik 2025

    Trajnimi i realizuar nga ekipi britanik BMATT (British Military Advisory Training Team) ka përfunduar me sukses në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ku instruktorët e FSK-së u certifikuan sipas standardeve moderne të edukimit ushtarak.

    Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ky trajnim i formatit rezident kishte për qëllim përgatitjen dhe certifikimin e instruktorëve të kualifikuar për të ngritur më tej kapacitetet profesionale të FSK-së.

    Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe oficerë e nënoficerë nga njësitë e FSK-së.

    “Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe partneritetin e qëndrueshëm me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Procesi për konstituimin e Kuvendit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Pavarësisht vendimit të...
    Lajme15 Gusht 2025
    Përndryshe, kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e rrugës Mushtisht-Brezovicë është nënshkruar më 24 dhjetor 2024, përderisa në periudhë rekorde janë zhvilluar...
    Lajme15 Gusht 2025
    Punëtoret e Sindikatës së KEK-ut sot do të protestojnë para zyreve të KOSTT-it. Kështu bëri të ditur kryetari i Sindikatës së Re...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këmbënguli të enjten se nuk do të trembet nga homologu rus, Vladimir Putin, në prag...
    Lajme15 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka thënë se edhe po të ketë marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të...
    Hulumtime15 Gusht 2025
    Dhjetëra projekte infrastrukturore me vlera milionëshe i kanë dështuar shefit të Infrastrukturës në Kosovë, zëvendësministrit në detyrë Hysen Durmishit, në gjysmën e...
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme15 Gusht 2025
    Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare,...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Protestuesit kanë dalë në mbështetje të Ukrainës në Anchorage përpara samitit. Njerëzit mund të shihen duke valëvitur flamuj ukrainas dhe duke shpalosur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.