Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj Princi Philip do të injektojnë vaksinën anti-covid gjatë javëve në vijim.
94-vjeçarja dhe 99-vjeçari do të marrin vaksinën për shkak të moshës së tyre, pasi bëjnë pjesë në grupin e personave që kanë prioritet. Mediat britanike shkruajnë se ndaj tyre nuk do të ketë asnjë trajtim preferencial për vaksinën anti-covid, por do të trajtohen njësoj si të gjithë qytetarët.
Autoritetet britanike i kanë dhënë miratimin kompanisë “Pfizer” për të nisur aplikimi i vaksinës anti-covid në Britani të Madhe. Më shumë se 1 mijë qendra pritet të hapen në të gjithë vendin ku qytetarët do të marrin shërbimin për injeksionin e vaksinës.
Britania do të bëhet shteti i parë perëndimor që aplikon vaksinën anti-covid pasi autoritetet britanike miratuan përdorimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech.
Qeveria ka blerë 40 milionë doza të kësaj vaksine, të mjaftueshme për t’ju injektuar 20 milionë qytetarëve përmes dy injeksioneve.