Mbretëresha britanike, Elizabeta II, pavarësisht angazhimit të saj gjatë kohës së pandemisë, nuk hezitoi të shfaqej pa maskë në qytet, sidomos tani duke marrë parasysh një rikthim të virusit në Britaninë e Madhe.
Mbretëresha 94-vjeçare u bashkua me nipin e saj, Princi William, për një vizitë në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes në Porton Down, që ndodhet në Anglinë jugperëndimore. Asnjëri nuk kishte vendosur maskë në fytyrë, megjithëse u përmbaheshin udhëzimeve të distancimit fizik.
Qeveria britanike ka vendosur që maska të jetë e detyrueshme nëpër vende të mbyllura dhe distanca të jetë e domosdoshme, shkruan CNN.
Pallati Buckingham tha se mbretëresha vendosi të mos e vendoste maskën pasi u këshillua me mjekët e saj dhe disa shkencëtarë në strukturën kërkimore ushtarake Porton Down, e cila po ofron mbështetje jetike për pandeminë Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Familja mbretërore britanike është prekur nga virusi korona. Princi Charles, djali i mbretëreshës Elizabetë dhe trashëgimtar i fronit britanik, më parë është infektuar me Covid-19.
Charles, 71 vjeç, ishte futur në vetizolimin në Skoci, por pas disa ditëve u shërua plotësisht.