Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa në një bisedë që kishte me banorët është ankuar për gjestet e tyre karshi saj, në rastet kur ata dëshirojnë ta trembin.
Mbresa, e cila më herët ka rrëfyer për problemet e saj me ankthin, është zotuar të jetë e gatshme për çdo lloj temash, përfshirë edhe ato kombëtare, veç që t’i shmanget këtyre situatave.
“Iu kam thënë mos më trembni më, ende nuk po mundem me u kthjellë prej që më ka trembë Blasta. Ti përdor taktika tjera, mundeni gjithçka me më shti me fol. Folni për çështje kombëtare mundem me u inkuadrua, por mos më ndikoni në shëndet o vëlla”, ka thënë ajo pos tjerash.