Banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa në ‘podcastin’ e fundit të realizuar në shtëpi, ka folur rreth popullit shqiptar dhe mbështetjen që japim, si një karakteristikë tradicionale e jona.
Mbresa ka marrë për shembull këngëtaren shqiptare me famë internacionale, Dua Lipën dhe mbështetjen që shqiptarët ia kishin dhënë që në këngën e parë, derisa në një moment duke folur për Kosovën, ajo ka ngatërruar edhe jetëgjatësinë e saj si shtet.
“Mendoj që si popull jemi shumë suportiv. E mbaj mend këngën e parë të Dua Lipës, i kam lexuar komentet dhe 80% kanë qenë të shqiptarëve. E suportojmë njëri-tjetrin shumë. Por, ne e kemi problem sepse kemi pritshmëri të larta, krahasohemi me Zvicrën. Ne jemi shtet qe 23 vjet”, ka thënë Mbresa pos tjerash.
Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt të vitit 2008, që i bie plot 15 vjet më parë.