E në atë mbrëmje Trixa dhe Donaldi nuk u panë pranë njëri tjetrit.
Donaldi ishte i pranishëm në festë, ku dhe këndoi këngën që e kishte shkruar për Bora Zemanin, e që këndohej nga Elgit Doda.
Pas asaj filluan aludimet për ndarjen e tyre.
Këto veprime të aktorit kanë irrituar fansat e Beatrixit të cilët janë shprehur se janë bërë pishman që e kanë votuar, derisa i kanë kërkuar edhe falje Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit që dikur i kundërshtonin me komente, shpesh edhe fyese, pasi të dyja nuk e besonin aspak Donaldin.
E sot Trixa ka konfirmuar ndarjen nga Donaldi, duke e hequr atë nga lista e ndjekësve në Instagram dhe përmes një storje ku shkruhej ” Jo storje false”.