×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Qeveria, ndahen 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

    Në këtë mbledhje është marrë vendim për ndarjen e 579 mijë e 345 eurove për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së.

    Detaje për këtë ka dhënë kryeministria përmes një njoftimi për media.

    Njoftimi i plotë:

    Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, e 62 me radhë, në të cilën është miratuar vendimi për ndarjen  e mjeteve financiare  për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për  protezat e  Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

    Me vendimin e Qeverisë së  Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e  Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen  e mjeteve financiare  në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë  e treqind  e dyzet  e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për  protezat e  Invalidëve të luftës së UÇK-së.

    Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e specifikuara me kërkesën Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe shfrytëzimi i tyre do të monitorohet nga komisioni në këtë përbërje:

    1. Përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Kryesues;

    2. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë – anëtar;

    3. Drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – anëtar;

    4. Përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – anëtar.

    Komisioni do të monitorojë shpenzimin e mjeteve të ndara dhe do të përgatis raportin e detajuar për Qeverinë. Vendimi obligon për zbatim Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së. Gjithashtu vendimi rekomandon që institucionet të ofrojnë zgjidhje të përhershme për invalidët e luftës së UÇK-së në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.02.2021./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.