×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 12 tetorit

    FrontOnline
    16 Korrik 2025

    Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është raportimi rreth vlerësimit për ri shpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ për vitin 2025 për zgjedhjet e 12 tetorit, transmeton Klankosova.

    Pikë tjetër është shqyrtimi i procedurës standarde të veprimit për krijimin e Listës së Votuesve.

    Ndryshe, para pak ditësh u raportua se qeveria në detyrë ende nuk i është përgjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kërkesën për ndarjen e buxhetit shtesë për zgjedhjet lokale.

    As pas dy jave qeveria e drejtuar nga deputeti Albin Kurti nuk e ka shqyrtuar kërkesën e urgjente financiare të KQZ-së, e cila ndërlidhet me organizimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

    Ditë më parë, gazeta Nacionale ka raportuar se në fund të muajit qershor KQZ-ja i ka dërguar kërkesë Qeverisë për buxhet shtesë prej 6.5 milionë eurove, i cili është i domosdoshëm për procesin organizativ.

    Ndonëse brenda këtij intervali kohor Qeveria Kurti ka mbajtur disa mbledhje, në asnjërën prej pikave që janë shqyrtuar nuk ka qenë kërkesa e KQZ-së.

    Burimet e gazetës brenda KQZ-së kanë bërë me dije se çdo vonesë do të reflektojë në vonesë për fillimin e procedurave tenderuese.

    Pas raportimit ta gazetës Nacionale, ky shqetësim është ngritur edhe në mbledhjen e KQZ-së, e cila është mbajtur më 24 qershor.

    Në këtë mbledhje, anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, e kishte pyetur kolegun e tij nga VV-ja se pse qeveria nuk po e ndan buxhetin për KQZ-në.

    E kam një pyetje për ju, po shkon koha dhe buxheti akoma nuk është miratuar nga ana e qeverisë dhe unë mendoj që ju duhet të komunikoni, sepse mosmiratimi i shpejtë i buxhetit rrezikon disa operacione zgjedhore, sidomos te pjesa e diasporës. Mos ndarja e buxhetit me kohë mund të rrezikojë realizimin e këtyre operacioneve”, kishte thënë Gashi.

    Kurse, anëtari i VV-së në KQZ-së, Alban Krasniqi, për këtë vonesë e kishte fajësuar KQZ-në.

    Nuk është e vërtetë që qeveria nuk ka ndarë buxhet. Për të gjitha rastet që kemi pasur, qeveria i ka ndarë. Çështja është për kërkesat shtesë buxhetore, të cilat ne vetë si institucion nuk i kemi planifikuar. Në anën tjetër, është e nevojshme që të kërkojmë buxhet shtesë. Që një javë e kemi bërë kërkesën. Sa ju kërkojmë institucioneve, duhet t’i kërkojmë edhe vetes që t’i kryejmë punët tona, natyrisht edhe institucionet tjera presim që t’i kryejnë”, kishte deklaruar Krasniqi.

    Në mbledhjen e 13 qershorit, KQZ ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve lokale, i cili kap vlerën e 16 milionë e 126 e 364 euro.

    Nga buxheti i përgjithshëm i planifikuar, KQZ do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në gati për 6.5 milionë.

    Në mbledhjen e KQZ-së është thënë se një pjesë nga buxheti shtesë parasheh mbulimin e shpenzimeve për votuesit jashtë vendit, pasi që duke filluar nga këto zgjedhje, KQZ pritet t’iu dërgojë pakon me fletëvotime të gjithë shtetasve që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

    Me zgjedhjet lokale të përcaktuara më 12 tetor me vendim të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, partitë politike kanë nisur nxjerrjen e kandidatura për kryetarë komunash.

    Komisionin Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e cila pritet të fillojë në ora 13:30, do të diskutohen disa pika që kryesisht kanë të bëjnë me organizmin e zgjedhjeve lokale.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një tërmet 6.1 ballë Rihter ka goditur në perëndim të Turqisë të dielën, ka njoftuar autoriteti turk i menaxhimit të emergjencave, AFAD,...
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një nga elementët më të rëndësishme të turizmit veror në Durrës ka qenë gjithmonë fluksi i pushuesve nga Kosova. Afërsia gjeografike dhe...
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth 15 orë në territorin e Austrisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një nga elementët më të rëndësishme të turizmit veror në Durrës ka qenë gjithmonë fluksi i pushuesve nga Kosova. Afërsia gjeografike dhe...
    Lajme10 Gusht 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Gjilan. Sipas Krakit,...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, e për...
    Lajme10 Gusht 2025
    Isuf Sadiku, prokurori që po heton rastin e vrasjes së tre personave në Gjilan, në një konferencë për media deklaroi se është...
    Lajme10 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gjilan. Drejtori...
    Lajme10 Gusht 2025
    “Është ende herët të dilet me qëndrim për motivet”. Kështu tha Prokurori i rastit në Gjilan në një konferencë për media pas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.