Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, janë liruar gradualisht masat anti-COVID, shkruan FrontOnline.
Në mesin e masave të liruara është edhe hapja stadiumeve sportive për shikuesit.
Qeveria e Kosovës me vendimin e sotëm ka lejuar praninë e tifozëve deri në 5 përqind të kapaciteteve në sallat e mbyllura.
Kurse, për hapësirat e jashtme, tifozët do të lejohen deri në 15 përqind./FrontOnline/