×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime.

    Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ndërsa Avni Kastrati u emërua në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

    Po ashtu, Qeveria mori vendim për rritjen e pensioneve për 20% për familjet e kategorive të dala nga lufta.

    Njoftimi i plotë i ZKM-së:

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

    Përditësuar Listën Shtetërore Strategjike për Mallra me Përdorim të Dyfishtë, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të drejtave të njeriut;

    Aprovuar rritjen e përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre. Me këtë vendim edhe zyrtarisht aprovohet rritja për 20% e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile;

    Emëruar znj. Lyra Osmani në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;

    Emëruar z. Avni Kastrati në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;

    Aprovuar Raportin për Vlerësimin Ex – Post të Ligjit Nr. 04/L-184 për Administrimin e Punës në Zyrë. Vlerësimi i Ligjit për Administrimin e Punës në Zyre është bërë me kërkesën e Ministrisë përgjegjëse për administratën publike, asaj të Punëve të Brendshme. Të gjeturat tregojnë që ligji në fjalë nuk gjen zbatim të plotë dhe që ka mungesë të kapaciteteve që sigurojnë një gjë të tillë. Me adresimin e të gjeturave do ndërmerren hapat e nevojshëm për të siguruar cilësinë e ligjit dhe zbatimin e plotë të tij.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Sara kanë folur rreth finalistëve, dhe kush e meriton finalen....
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Sara dhe Driloni kanë diskutuar gjerë e gjatë mbrëmë vonë. Ishte Driloni ai që...
    Vip10 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë vijuar diskutimin e tyre në raport me marrëdhënien e tyre si dhe pyetjen e publikut, e cila i...
    Vip10 Janar 2025
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni ka treguar se çfarë po e mërzit brenda shtëpisë më të madhe në vend....
    Vip10 Janar 2025
    Driloni është shfaqur pak i acaruar me reagimin e Drenushës, Gresës dhe Vullnetit mbrëmë pasi panë pyetjen e publikut karshi Sarës. Duke...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në trojet shqiptare, kanë folur rreth darkës së Drilonit dhe Sarës. Ishte Driloni ai që tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.