×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e fundit për sivjet, të gjitha vendimet që mori sot Qeveria Kurti

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Qeveria e Republikës së Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit për vitin 2024 ku edhe kanë marrë një numër vendimesh.

    Kurti në fillim të kësaj mbledhje ka folur për problemet me energjinë elektrike dhe ka numëruar ato që sipas tij janë “dhjetë sukseset” dhe ka kërkuar edhe nga ministrat që t’ua tregojnë qytetarëve nga 5 suksese që i kanë arritur gjatë vitit 2024.

    Vendimet që janë marrë sot në mbledhje:

    – Miratuar vendimin për të ndarë shtesat e njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

    – Aprovuar Ekstraktet e Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja: 233 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 236 dhe 237 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    – Aprovuar Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore dhe Funksionimin e Grupit Koordinues Ndërministror. Kjo rregullore, si një nga masat e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ka për qëllim të sigurojë një koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe të garantojë zbatimin efikas të politikave dhe masave të parashikuara për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

    – Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin Nr. 18/ 208 të datës 13 qershor 2024, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare, nga ana e Republikës së Kosovës në raport me obligimet ndërkombëtare, ndaj individëve dhe entiteteve të ndërlidhur apo përgjegjës për veprime që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Në përputhje me vendimet zbatuese të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe në harmoni me qëndrimet e Bashkimit Evropian, rreth bashkërendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë; rekomandohet aprovimi i masave shtrënguese ndaj individëve e entiteteve të ndërlidhura apo përgjegjëse që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

    – Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor në Merdare. Terminalet doganore vazhdojnë t’i kthehen shtetit e nga to të përfitojnë të gjithë.

    – Miratuar vendimin për ndryshimet e rregullave të origjinës sipas vendimeve të Konventës së Rregullave të Origjinës Pan-Euro-Mesdhetare. Këto ndryshime të propozuar janë një mundësi strategjike për të zgjeruar eksportet, përmirësuar konkurrencën e industrive vendore dhe për të tërhequr investime të reja. Në të njëjtën kohë, ato forcojnë integrimin ekonomik rajonal dhe ndihmojnë në krijimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit.

    – Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërshtetërore me Islandën, Principatën e Lihtenshtajnit, Mbretërinë e Norvegjisë dhe Konfederatën Zvicerane të cilat përfaqësojnë “Organizatën ndërqeveritare Evropiane për Tregti të Lirë –EFTA. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s. Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë kompanitë vendore, të cilët do të kenë mundësi të rrisin eksportet e tyre duke pasur qasje të lirë në tregjet e EFTA-s.

    – Miratuar Strategjinë për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave në Republikën e Kosovës 2024-2035 dhe Planin e Veprimit 2024-2026. Strategjia synon të arrijë riciklimin e 50% të mbeturinave deri në vitin 2035 dhe reduktimin e deponimit nën 10% deri në vitin 2045. Me këtë strategji, transformohet menaxhimi i mbeturinave nga deponimi në riciklim dhe ripërdorim, rrjedhimisht duke krijuar vende pune, ruajtur mjedisin dhe mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Mungesa e energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës ka krijuar shqetësime të mëdha për qytetarët, të cilët po përballen me ndërprerje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ka ndërruar jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy Heronjve të Kombit, Mujë dhe Ali Krasniqit. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rrezikun që paraqet grupi i Milan Radoiçiqit për territorin e Kosovës, përderisa është ende i...
    Të tjera
    Vip27 Dhjetor 2024
    Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, ka rrëfyer vështirësitë e jetës së tij tek ‘Vëllai i Madh’. Vullneti në...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Është publikuar klipi me momentet më pikante nga darka e të nominuarve në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Pak klipit së përmbledhur të darkës së të nominuarve dhe pyetjeve pikante mes banorëve mes banorëve shpërtheu debate. Shumë mospajtime pati edhe...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.