×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi një muaj Kosova nuk prodhon letërnjoftime, qytetarët mbesin pa dokumente

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë të pajisen me letërnjoftim tash e disa javë, ndonëse i kanë përfunduar të gjitha proceset e aplikimit.

    Kjo për shkak se Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka siguruar materialin e nevojshëm për të lëshuar letërnjoftime.

    MPB-ja para më shumë se një muaji kishte njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil nuk ka arritur me kohë të duhur të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime.

    “Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deri atëherë për kryerjen/marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftim.

    Mësohet se as pas gjithë kësaj kohe kjo ministri ende nuk e ka siguruar materialin e nevojshëm dhe rrjedhimisht qytetarët nuk do të mund të pajisen me letërnjoftim edhe për një kohë të pacaktuar.

    Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka sqaruar se si do të funksionohet në rastet kur qytetarët nuk kanë pasaportë valide të Republikës së Kosovës, dokument ky që do të përdorej në mungesë të një letërnjoftimi.

    Ata më herët patën thënë se kanë autorizuar zyrat e regjistrimit civil që të lëshojnë ekstrakte të lindjes me fotografi, të cilat do tu shërbenin qytetarëve në vend të letërnjoftimit.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.