Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik vetëm një ditë më parë sollën projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim të tyre të quajtur “Pare”, që erdhi i kompletuar edhe me videoklip.
Për shumë nga ndjekësit e yjeve, kënga është cilësuar si një hit që do të na shoqërojë gjithë verës.
Edhe kjo këngë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.
Në estradë pritet të lansohen edhe një sërë bashkëpunimesh tjera.