Ndërtimi i Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës kap shifrën e mbi 9 milionë eurove.
Klan Kosova ka arritur të sigurojë planifikimin e ndërtimit.
Projekti përfshin trajtimin dhe adaptimin e objektit ekzistues të maternitetit me etazhitet P+2 dhe ndërtimin e një aneksi me etazhitet B+P+3 për funksionimin si një tërësi si Spital i Përgjithshëm i qytetit të Podujevës, njofton Klan Kosova
Me një sipërfaqe totale prej rreth 7 mijë e 700 m2 pritet të ofrohen këto shërbime: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulanta Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri.
Objekti është projektuar sipas standardeve evropiane të ndërtimit të spitaleve dhe objekteve shëndetësore.
Ky projekt parashihet të përfundoi tre vjet pas nënshkrimit të kontratës.