205 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan dje nga IKSHPK. Kësisoj numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 18 mijë e 148.
Si pasojë e infekimit me këtë virus nga marsi deri më tani kanë humbur jetën 666 persona.
Nga Ministria e Shëndetësisë së fundi janë publikuar të dhënat e përgjithshëm sa i përket situatës së krijuar nga ky virus në vend.
Komuna me më së shumti raste aktive në vend është Prishtina, saktësisht 941 raste aktive, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5.875.
Pas kësaj renditet Gjilani, me 220 raste aktive dhe 1 mijë e 314 të infektuar gjithsej, transmeton lajmi.net.
Në ditën e 227 prej kur COVID-19 është aktiv në vend, u bë e ditur se janë kryer gjithsej 88 mijë e 90 testime.
Numri total i të shëruarve nga muaji mars deri më 26 tetor është 15 mijë e 150 persona.