Mbi 8 mijë persona kanë nënshkruar peticionin për faljen e Suzana Zogiani Sekiraqa, e cila është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit. Nënshkruesit e peticionit po kërkojnë amnisti për Suzanën, pasi po konsiderojnë se procesi i gjykimit të saj nuk është i rregullt. Suzana ka thënë se e ka vrarë burrin në vetëmbrojtje pasi ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj dhe fëmijëve.
Në web faqen chanche.org ka nisur një peticion përmes së cilit po kërkohet rigjykim për rastin e Suzana Zogiani Sekiraqa.
Nënshkruesit e këtij peticioni po kërkojnë nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, faljen e dënimit të Suzanës.