Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 372 raste të reja me Covid-19 në vend.
Ndërsa, kanë vdekur 6 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041. /Front Online/