64 milionë e 502 mijë e 620 persona raportohet të jenë të infektuar me virusin Covid-19 në gjithë botën.
Sipas faqes së statistikave worldometers.info, deri tani 1 milionë e 493 mijë e 62 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virus, ndësa 44 milionë e 715 mijë e 332 persona janë shëruar.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 14 milionë e 134 mijë e 803 të infektuar, pastaj India me 9 milionë e 523 mijë e 678 të infektuar, Brazili me 6 milionë e 396 mijë e 754 të infektuar, Rusia me 2 milionë e 347 mijë e 401 raste dhe Franca me 2 milionë e 230 mijë e 571 raste.
Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 40 mijë e 672 nga 146 mijë e 703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.