×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 600 persona helmohen me doner pule në Turqi

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Më shumë se 600 njerëz në provincën veriperëndimore të Kocaelit u shtruan në spital këtë javë me simptoma të helmimit nga ushqimi pas konsumimit të donerit të pulës në një restorant lokal në rrethin Korfez, raporton Anadolu Agency (AA).

    Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar pronarët e biznesit.

    Zyra e Guvernatorit të Kocaelit tha në një deklaratë se 648 persona kërkuan trajtim mjekësor me ankesa për të përziera, ethe dhe të vjella. Ndërsa 646 persona kanë dalë nga spitali, dy fëmijë qëndrojnë nën kujdesin mjekësor në një spital privat, transmeton Klankosova.tv.

    Ekipet e sigurisë ushqimore nga Drejtoria lokale e Bujqësisë dhe Pylltarisë inspektuan restorantin dhe morën mostra nga doneri i pulës. Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Kontrollit të Ushqimit në Kocaeli për analiza.

    Laboratori zbuloi se doneri i pulës doli pozitiv për kontaminim dhe nuk përmbushte standardet e përcaktuara në Rregulloren e Kritereve Mikrobiologjike të Kodit të Ushqimit të Turqisë. Restoranti më pas u mbyll nga Bashkia Korfez.

    Në dritën e gjetjeve, autoritetet nisën procedurat ligjore kundër restorantit. Dy pronarët, të identifikuar si K.Y. dhe E.T., u morën në paraburgim dhe më pas u arrestuan nga një gjykatë vendase me akuza për shkelje të sigurisë ushqimore.

    Zbardhues rrobash për ta bërë mishin e pulës të duket i freskët

    Ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur shqetësime për rritjen e kohëve të fundit të sëmundjeve ushqimore të lidhura me mishin e shpendëve në Turqi. Doneri i pulës, shpesh i preferuar për çmimin e tij të përballueshëm e tij në krahasim me varietetet e mishit të kuq, ka qenë në qendër të disa incidenteve të kontaminimit.

    Specialisti i gastroenterologjisë, Prof. Dr. Vedat Goral, komentoi mbi rreziqet më të gjera që lidhen me ushqimin e shpejtë që shitet në rrugë dhe që për bazë ka shpendët. “Konsumimi i pulës së papërpunuar ose të papjekur, rrit rrezikun e infeksioneve bakteriale”, tha ai për AA. “Patogjenët si Salmonella, Campylobacter dhe Clostridium perfringens mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht për grupet vulnerabël si fëmijët, të moshuarit, shtatzënat dhe ata me sistem imunitar të dobësuar”.

    Goral paralajmëroi gjithashtu për praktikat e paligjshme në disa hapësira të parregulluara, duke thënë: “Dihet se disa shitës e zbardhin mishin e prishur të pulës me agjentë pastrimi për ta bërë atë të duket i freskët. Kjo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe është e barabartë me tentativën për vrasje”. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Të paktën 98 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë lënduar pasi çatia e një klubi nate u shemb...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Muhamet Mjeshtri ka lindur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tij janë nga Dibra – babai...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Të hënën në Rrugën Nacionale Mitrovicë-Leposaviq është arrestuar një person pasi ka tentuar t’u japë ryshfet policëve. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...
    Kronika09 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Ferizaj. Vëllai i saj ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se...
    Kronika09 Prill 2025
    Një vajzë e mitur ka shkuar nga Ferizaj në Prizren për të bashkëjetuar me një person. Policia ka bërë të ditur se...
    Kronika09 Prill 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 84 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar në përvjetorin e 17-të të Kushtetutës së Kosovës respektimin e saj. Ai ka deklaruar se, megjithëse Kushtetuta...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.