Natyra, qetësia dhe trashëgimia e pasur kulturore në Korçë e Pogradec, duket se po tërheq vëmendjen e turistëve.
Këtë vit numri i të huajve që vizituan këto vende, është më i madh.
Operatorët turistikë në juglindje thonë se afro 85% e vizitorëve janë të huaj, pjesa më e madhe e tyre, të ardhur nga Europa Perëndimore.
Rritja e numrit të vizitorëve shprehen ata vjen për shkak të punës së mirë që është kryer me agjencitë e huaja, shkruan A2 CNN.
Përveç këtij bashkëpunimi në zhvillimin e turizmit kanë ndikuar edhe investimet në qytete.
Nga të dhënat e operatorëve turistikë rezulton se juglindja e vendit këtë vit është vizituar nga mbi 600 mijë persona.