×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbi 60 përqind e mjekëve janë vaksinuar kundër COVID-19”

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Kryetari  i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur se mbi 60 përqind e stafit shëndetësorë që janë në përballje me pandeminë COVID-19 janë vaksinuar deri tani.

    Sejdiu në Edicionin Special bëri të ditur se edhe me kontigjentin e vaksinave që erdhi sot fillimisht do të vaksinohen mjekët që nuk arritën të vaksinohen me atë të parin.

    “Ne duhet të bazohemi në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhet se mjekët do të jenë të parët që vaksinohen edhe nga ky kontingjent”.

    “Nga vaksinat që janë marrë në Kukës si donacion nga Qeveria e Shqipërisë dhe nga kontingjenti i parë i vaksinave që erdhi në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 4 mijë e 600 mjekë”.

    “Mbi 60% e mjekëve që janë në shërbim janë vaksinuar në dy faza tek ne dhe në Shqipëri. Presim që të jenë edhe rreth 1600 mjekë që do të vaksinohen tash me kontingjentin që ka ardhur sot”, tha Sejdiu.

    Sejdiu mes tjerash foli edhe për hezitimin e mjekëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

    “Një pjesë e mjekeve janë shtatzëna edhe një pjesë e tyre janë në moshë të re që kanë antitrupa dhe kanë konsideruar që nuk duhet të marrin vaksinën. Nuk do duhej të hezitonin aspak përveç mjekeve shtatzëna pjesa tjetër nuk duhet të diskutojë për marrjen e vaksinës dhe personeli shëndetësorë duhet të vaksinohet gjithsesi”.

    “Kolegët tanë duhet të kenë parasysh se tashmë frika e variantit indian ekziston dhe kështu do të sillnin telashe më të madhe dhe nuk do duhej të diskutohej për vaksinim. Sytë e popullit janë tek ne dhe do duhej që të gjithë të vaksinohen”, tha Sejdiu.

    Tutje Sejdiu tha se ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duhet të merren më shumë me diskutimet publike që do t’i ftonin qytetarët të vaksinohen kundër virusit korona.

     

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.