Në kryeqytet, të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar mbi 58 për qind e qytetarëve, deri më tani.
Sipas statistikave të publikuara në kohë reale në platformën e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), 79,271 prishtinas kanë dalë që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
KQZ ka përpunuar 73,18% të votave në këtë komunë. Të drejtë vote këtë vit në kryeqytet kanë pasur 185.635 persona.
Në zgjedhjet e kaluara të 2019’ës, të drejtë vote në Prishtinë kanë pasur 195,554 persona, teksa 103,691 kanë vënë votën e tyre në kutitë e votimit.