Në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë kanë votuar rreth 42 përqind e qytetarëve që kanë të drejtë vote aty.
Aty janë pesë vendvotime dhe në orët e më hershme ka pasë një fluks më të madh të votuesve, ku disa qytetarë kanë pritur deri në një orë për të votuar.
Procesi i votimi iu është mundësuar edhe qytetarëve që janë të sëmurë dhe nuk munden të shkojnë deri në qendra të votimit, për këta persona Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka krijuar ekipet mobile të cilët iu kanë mundësuar votimin këtyre pacientëve.
Në krye me një nga këto ekip ishte infermierja Xhevahire Arifi, e cila ka thënë se votimin ua kanë mundësuar 41 personave, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur pa votuar për shkak gjendjes të rëndë shëndetësore.