Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se numri i të vrarëve në Gaza që na 7 tetori i vitit të kaluar ka shkuar në 42 mijë e 10 persona.
Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe janë plagosur 97 mijë 720 persona, shkruan Sky News.
Në 24 orët e fundit janë vrarë 45 persona, ndërkaq janë plagosur 120 persona.
Shifrat e ministrisë nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit.