×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 350 të vde*kur nga vala e sulm*eve ajrore izraelite në Liban

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Autoritetet në Liban kanë thënë se deri me tani është konfirmuar se 356 persona , së paku 24 prej të cilëve fëmijë, janë vrarë si pasojë e valës më të madhe të sulmeve ajrore izraelite deri me tani.

    Gjithashtu është njoftuar se më shumë se 1 200 të tjerë janë plagosur përderisa dhjetëra persona janë ende të pagjetur.

    Viktimat janë pasojë e një vale të sulmeve ajrore izraelite në pjesët e ndryshme të Libanit , edhe pse Tel Avivi thotë se ka shënjestruar vetëm caqet e Hezbollahut, zyrtarët në Bejrut insistojnë se është goditur edhe një numër i madh i caqeve civile.

    Krerët e Hezbollahut kanë thënë se Izraeli do të paguan çmim të lartë për këto sulme.

    Egjipti dhe disa vende tjera rajonale kanë kërkuar që OKB-ja të ndërhynë për të parandaluar një luftë të madhe rajonale  por Tel Avivi zyrtar ka sinjalizuar që do ta intensifikon fushatën edhe më tej.

    Zyrtarët Izraelit u kanë thënë mediave se forcat e tyre do të rrisin numrin e caqeve të Hezbollahut të cilat do ti sulmojnë përderisa nga Libani raportohet se dhjetëra mijëra banorë të pjesës jugore të vendit, përgjatë kufirit me Izraelin, kanë  filluar të zhvendosën pasi që pranuan SMS porosi në të cilat ju këshillohej “të qëndrojnë larg shtëpive dhe ndërtesave civile që përdoren prej Hezbollahut./RTK

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.