Që nga fillimi i pandemisë në botë janë prekur 45,932,219 persona me COVID-19, teksa kanë humbur jetën 1,194,089 pacientë dhe janë shëruar 33,259,067 persona.
Sipas Worldometers, aktive janë 11,479,063 raste.
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9,316,297 të infektuar, 235,159 pacientë të vdekur dhe 6,024,512 të shëruar.
Vendin e dytë e zë India me 8,137,119 të prekur, 121,681 viktima dhe 7,432,829 të shëruar.
Brazili zë vendin e tretë me 5,519,528 të infektuar, 159,562 të vdekur dhe 4,966,264 të shëruar.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.