Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës – e njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani 37,756,558 persona janë prekur nga COVID-19 teksa kanë vdekur 1,081,528 pacientë si dhe janë shëruar 28,361,711 të tjerë.
Rajoni më i goditur në botë mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7,991,998 të infektuar, 219,695 viktima dhe janë shëruar 5,128,162 pacientë.
Vendin e dytë e zë India me 7,120,538 të prekur, 109,184 viktima dhe 6,149,535 të shëruar.
Brazili rradhitet në vendin e tretë me 5,094,979 persona të prekur nga koronavirusi, 150,506 të vdekur dhe 4,470,165 të shëruar.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.