Delegacioni kosovar, i përbërë për kryeministri Hoti ka shpenzuar hiç më pak se 24 mijë euro gjatë vizitës gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton.
Në dokemumentin që ka siguruar GazetaBlic, shihet se ky delegacion i përbërë me 4 zyrtarë ka shpenzuar mbi 24 mijë euro.
Kreu i ekzekutivit, i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 31 gushti deri më 4 shtator, nga buxheti i shtetit harxhoi edhe gjithsej 8 mijë e 336 euro.
Ndërkaq, zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, nga arka e shtetit ka shpenzuar katër mijë euro.
Sipas dokumtetit të siguruar, Koordinatori për Dilog, Skënder Hyseni, ka shpenzuar rreth 4 mijë euro nga buxheti i shtetit për akomodim, mëditje dhe biletë për gjashtë ditë sa ka qëndruar në SHBA.
Më 4 shtator, në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik.
Në marrëveshjen që është nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, mes tjerash, thotë se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.