×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbi 2 milionë euro dëme të paguara nga aksidentet e shkaktuar me automjete të pa siguruara të bizneseve e Institucioneve

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Më shumë se 2 milionë euro është shuma e dëmeve të paguara deri më tash nga aksidentet që kanë shkaktuar automjetet e pa siguruara të cilat janë pronë e kompanive private në vend, por edhe e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Por, një shumë tjetër e konsiderueshme e dëmeve të shkaktuara po nga këto automjete është duke u trajtuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), por edhe Institucionet e Drejtësisë në vend.

    Sami Mazreku, u.d i drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve thotë se është shqetësues numri aq i madh i automjeteve të pa siguruara që janë pronë e kompanive private e Institucioneve të shtetit e që qarkullojnë lirshëm  pa sigurim. “Këto automjete përpos që paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që të njëjtat nuk iu janë nënshtruar kontrollit teknik, të njëjtat shkaktojnë dëme të mëdha si për vetë shtetin, ashtu edhe për kompanitë e sigurimeve. Në bazë të dhënave zyrtare që ne kemi shihet se kamnionë dhe automjete tjera të kompanive të mëdha kosovare kanë shkaktuar aksident, deri sa atyre kishte kohe që iu kishte skaduar polica e sigurimit. Njëjtë është edhe më shumë automjete, të cilat janë pronë e Institucioneve të Kosovës. Për ne kjo është shumë shqetësueses, pasi që fenomeni tillë është në rritje e sipër” ka dhënë Mazreku. Sipas tij, është momenti i fundit kur të gjitha Institucionet duhet të bashkohen dhe të angazhohen për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara e cila është para kusht për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

    Më tutje Mazreku tregon se bazuar në të dhënat që ata posedojnë vlera e demit të shkaktuara  nga automjetet e pa siguruara që janë pronë e kompanive private, por edhe Institucioneve të Kosovës e që janë paguar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve nis prej 100 euro e kalon mbi 110 mijë euro. Por, sipas tij, në këtu nuk përfshihen edhe demet që janë në trajtim dhe ato që janë nëpër procese gjyqësore.

    Më tutje Mazreku thotë se përveç bizneseve shqetësues është fakti edhe numri i madh i automjeteve të pa siguruara që janë në pronësi private të qytetareve të Kosovës.

    “ Rreth 20 milionë euro është shuma e dëmeve që kanë shkaktuar këto automjete. Kjo shumë është tepër e madhe dhe mundem më thënë edhe e pa përballueshme nga kompanitë e sigurimeve, pasi që kompanitë demin duhet të paguajnë në një periudhë të shkurtë kohore deri sa rimburismi i demit thuajse është në pikën zero” ka bërë të ditur më tutje Mazreku.  / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.