×
  • Kronika
  • Kronika

    Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë vitit 2022

    FrontOnline
    09 Janar 2023

    Policia e Kosovës ka sqaruar se në 1 mijë e 897 raste viktimat kanë qenë gra ndërsa në 433 raste, viktima ishin burrat. Ndërkaq Avokati i Popullit Naim Çelaj, thotë se më shqetësues mbetet vlerësimi i rrezikut dhe koordinimi i autoriteteve reaguese.

    Dhuna në familje është një dukuri e cila është përhapur mjaft në Kosovë. Ndërkaq nga kjo dukuri më të prekurat janë vajzat dhe gratë.

    Në deklaratat e saj, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se luftimi i dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave është një prej zotimeve në programin e Qeverisë së Kosovës. Haxhiu në vazhdimësi ka bërë thirrje për raportim të dhunës në familje.

    “Angazhimi ynë duhet të jetë edhe më i fortë edhe më i fuqishëm, në mënyrë që djemtë e burrat ta respektojnë jetën dhe dinjitetin e grave në Kosovë”, tha ajo.

    Ndërkaq Avokati i Popullit, Naim Çelaj, për Radio Kosovën tha se Policia duhet të jetë e njoftuar për veprimet e Zyrës për mbrojtjen e viktimave. Qendra për Punë Sociale, Prokuroria dhe gjykatat sipas tij, duhet të jenë hallka të koordinuara me qëllim të reagimit si trup i vetëm. Ai përmendi dy raste në të cilat Avokati i Popullit ka dalë me qëndrime.

    “Te rasti i vrasjes në Emshir të ndjerës Sopa nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë recidivist, ka mjaftuar një deklaratë e viktimës se  ndoshta ai nuk e bënë më”, tha ai.

    Tutje Çelaj shtoi se shteti ka përgjegjësi për t’i mbrojtur viktimat e dhunës në familje, duk përjashtuar zakonet nga e kaluara kur përgjegjësinë e kanë marrë personat e paautorizuar dhe familja. Ai bëri të ditur gjithashtu se Institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një listë rekomandimesh për autoritetet e vendit, e që presin të kenë reagim.

    Nga Rubrika
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Policia në Gjakovë sot ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”. Në njoftimin e lëshuar...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 79 aksidente. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 19 aksidente u regjistruan me të...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vajza e saj. Policia ka bërë...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Kurti tha se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka lavdëruar mekanizmat ligjor që sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Kosova duhet të krenohet...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Manchester City dhe Everton luajtën 1-1 në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës Premier. Të dyja skuadrat morën nga një pikë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ditën e premtë, vransirat pritet të shpërndahen në pjesën më të madhe të vendit, ku do të ketë intervale më të gjata...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Hysni Gucati në emisionin Frontal në T7 ka treguar se ai ka pasur informacione se do të arrestohet brenda shtatorit Specialja. Gucati...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar për takimin që e ka mbajtur me kryesinë e partisë, si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.