×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbi 1700 konsumatorë ankohen tek KESCO për faturat e rrymës

    FrontOnline
    14 Janar 2024

    Është nisur për të paguar faturën e energjisë elektrike.

    Mirëpo Remzi Shala ka vendosur që kësaj radhe mos ta shlyejë borxhin e plotë për muajin e kaluar.

    Kjo pasi që në muajin dhjetor, tarifa i kishte ardhur gati dyfish më shtrenjtë.

    Ndërsa në lokalin e tij thotë, se nuk ka në funksion shumë paisje.

    Prandaj edhe gjithë pagesa e faturës së fundit, i duket e papërballueshme.

    Faturën e energjisë elektrike e vlerëson të fryrë edhe një tjetër konsumator.

    “Ndonëse nuk pranoi të flet para kamerës një qytetar theksoi se rryma gjatë muajit dhjetor i ka ardhur dyfish më shtrenjtë”.

    Por, ai bëri pagesë të energjisë elektrike plot 192 euro.

    Mirëpo për faturat e dhjetorit, drejt KESCOS drejtuan mbi 1700 konsumatorë me ankesa.

    “Nga 700 mijë konsumatorë sa ka KESCO, vetëm 0.25% prej tyre kanë paraqitur ankesë lidhur me faturat e pranuara në muajin dhjetor.

    Një pjesë e tyre janë trajtuar nga zyrtarët përkatës të Departamentit për Shërbime me Konsumatorë, të cilët u kanë sqaruar shpenzimet e konsumit krahasuar me periudhat e ngjashme të viteve të kaluara, si dhe ndryshimet në tarifa. Si rezultat, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk e kanë parë të nevojshme të paraqesin tutje ankesë me shkrim.

    Ndërkaq, nga ata që kanë proceduar me ankesë me shkrim, shumica e tyre kanë përfunduar kurse pjesa tjetër do të trajtohet gjatë ditëve në vijim konform afateve të përcaktuara në rregullën për Kërkesa dhe Ankesa në Sektorin e Energjisë”, thuhet nga KESCO, raporton TëVë1.

    E nga ZRRE u bë e ditur se të gjithë konsumatorët të cilët kanë ankesa në lidhje me shërbimet e ofruara nga furnizuesi apo operatorët e sistemit fillimisht duhet t’i paraqesin këto ankesa te furnizuesi përpara se të kërkojnë shqyrtim nga Rregullatori.

    Ndërkaq, në Zyren e Rregullatorit për Energji u drejtuan plot 57 ankesa.

    Sipas ZRRE-së, çdo ankesë do të shqyrtohet në përputhje me dispozitat që parshihen në Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e energjisë.

    Kurse KMDLNJ pati një thirrje për qytyetarët për çështjet e faturimit të rrymës. .

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.