×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, qe organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet juridike t’i kthejnë pronat kësaj ndërmarrje. Ky njoftim, përfshin vetëm pronat brenda territorit të Kosovës por jo edhe jashtë saj. Te pronat jashtë Kosovës, duhet një iniciativë nga Ministria e Drejtësisë.

    Pas shpërbërjes së ish-sistemit jugosllav shumë prona jo vetëm të personave privat, por edhe të shtetit të Kosovës, mbetën jashtë kufijve.

    Mirëpo, sot pas 16 vjet kur Kosova feston pavarësinë e saj, ndërmarrja publike “Trepça” ka dhënë ultimatumin që brenda 30 ditësh që kushdo që posedon pronat e saj që t’ia kthej.

    Por kthimi i këtyre pronave duket të mos jetë i lehtë.

    “Asetet e saj kane qenë të shpërndara në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shpërndara kryesisht në Mal te Zi dhe Serbi. Janë problematika juridike dhe janë problematika te tjera që as parimisht as politikisht e ekonomikisht nuk i kemi të qarta. Janë dhjetëra të tilla por secila nga to, ka histori të veçantë juridikë pasi Jugosllavia ka kaluar në disa etapa dhe janë probleme juridike, ” ka thënë Ferat Shala-ish-drejtor i ndërmarrjes “Trepca”.

    Mirëpo janë gjithsejtë 169 prona që Kosovës i kanë mbetur jashtë territorit të saj.

    Prej tyre, 104 janë vetëm brenda territorit të Serbisë.

    Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, i kanë thënë Dukagjinit, se me disa prej shteteve së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet, por jo edhe me Serbinë.

    “Republika e Kosovës me shumicën e vendeve fqinje të dala nga ish Jugosllavia ka të vendosura marrëdhënie diplomatike dhe janë krijuar mundësitë që në rrugë diplomatike të zgjidhen problemet me pasuritë e Kosovës që gjenden në territorin e këtyre shteteve, përveç me Serbi dhe me Bosnje e Hercegovinë,” thuhet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

    Me njërin shtet, Ministria e Drejtësisë si përfaqësuese nga Kosova, kishte filluar procedurat ligjore, por ende asgjë konkretisht.

    “Sa i përket pyetjeve tuaja, ju informojmë se Avokatura Shtetërore është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në çështjen ku pala – qytetari i Malit të Zi, ka paditur Republikën e Kosovës për zgjidhjen e kontratës me të cilën kontratë Kosova kishte blerë një pronë – rreth 300m². Çështja është në shqyrtim nga gjykata në Kotor. Në çështjen tjetër Republika e Kosovës e ka paditur Malin e Zi për kompensimin e pronës së tjetërsimin e pronës të cilin ish pushimorja “Ganimete Tërbeshi” e kishte në shfrytëzim të përhershëm. Lënda është regjistruar në gjykatë, mirëpo ende nuk është caktuar asnjë seancë,” thonë nga Ministria e Drejtësisë.

    E Ministria e Drejtësisë duket të jetë institucioni i vetëm që me punë intensive të i kthejë pronat shtetërore.

    “Trepça menaxhohet nga Qeveria e Kosovës dhe ndërmarrjet publike që kanë funksionuar në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe post Jugosllavisë, që kanë mbetur në shtetet e tjera, atëherë në këtë rast është Ministria e Drejtësisë që duhet të filloj hapa për kthimin e pronave shtetërore. Kemi pas një iniciativë të tillë nga vet Ministria me Malin e Zi, por jo edhe me Serbinë,” ka thënë Anton Nrecaj, Jurist.

    Sipas AKP-së, në Bosnje dhe Hercegovina janë 17, 10% prona të Kosovës, në Kroaci 5, 3%, Mali i Zi 35, 21%, Maqedoni 7, 4%, Serbi 104, 62%, Slloveni 1, 1%.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme25 Qershor 2024
    Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa...
    Lajme25 Qershor 2024
    Është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” dhe katër copë fishekë. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është ndaluar një...
    Lajme25 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona...
    Të tjera
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot një delegacion gjerman nga shteti i Bavarisë, të udhëhequr nga Dr. Gerhard Hopp,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u pyet në Pressing nga Burim Ramadani se ku është alenca mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla është takuar me Presidentin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës,...
    Lajme25 Qershor 2024
    LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall antikushtetues shkarkimi i anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete...
    Sport25 Qershor 2024
    Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes që fillon në orën 21:00. “Tre Luanët” tashmë...
    Sport25 Qershor 2024
    Franca ka luajtur baras 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D që ishte e fundit e fazës së grupeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.