Në Kosovë po vazhdon të ketë numër të madh të rasteve të reja ditore me koronavirus.
Vetëm sot, në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 873 raste pozitive me COVID-19 e 11 viktima, shkruan lajmi.net.
Në total, nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 87 mijë e 76, prej të cilëve janë shëruar 71 mijë e 813 persona.
Nga fillimi i pandemisë deri tani, janë shënuar gjithësej 1 mijë e 830 viktima.
E as numri i rasteve aktive nuk duket se do të bie. Aktualisht, janë edhe 13 mijë e 424 persona që janë të infektuar me virusin korona.
IKSHPK çdo ditë po bën apel tek qytetarët që të respektojnë masat, pasi që spitalet tanimë janë të stërngarkuara.
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme aktualisht po trajtohen 837 pacientë.