Ditëve të fundit rastet me Covid-19 në Kosovë janë duke u rritur.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 860 raste të reja.
Derisa kanë vdekur edhe gjashtë persona të tjerë.
Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë numri total i rasteve pozitive është 86 mijë 194 raste nga 405 mijë e 798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë 819 raste të vdekjes.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71 mijë e 269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e106./Front Online/